Ditën e Enjte Microsoft solli një ridizajnim madhor në aplikacionin Skype me një mori ndryshimesh dhe funksionalitetesh të reja të cilat duket se kanë gjetur goxha inspirim tek rivalët e Messenger dhe Snapchat.
Po, Skype tashmë ka risin e tij të stilit të historive të Snapchat të cilën e quan Hightlights, si dhe një ndryshim të rrënjësishëm të pamjes e cila vendos kamerën në qendër të aksionit e aksesueshme me një të prekur mbi ekranin e pajisjes.
Kompania thotë se dizajni i ri po përgatitej prej një vit dhe përbën ndryshimin më radikal të platformës që nga debutimit në 2006-ën. E thënë ndryshim nuk kemi thjeshtë të bëjmë me një klonim, por diçka që Skype e ka menduar prej kohësh.
Ideja pas këtij ndryshimi qëndron tek përmirësimi i Skype duke nxitur marrëdhënien më të afërta mes miqsh dhe familjes në një rrjet social jashtzakonisht të ndërlidhur.
Së bashku po pamjen e re po vjen edhe ushtria e robotëve të komunikimit për të rivalizuar me Facebook Messenger.
Skype me historitë e veta
Në versionin e ri të Skype mjafton të tërhiqni me gishtin tuaj nga e djathta ose e majta dhe menjëherë do të hapet ndërfaqja e kamerës.
Mund të realizoni foto dhe video të cilat më pas mund ti dekoroni sipas preferencave tuaja dhe setit të stickerave si me çdo aplikacion tjetër të ngjashëm.
Në versionin e ri të Skype fotot dhe videot mund të ndahen me individë, grupe apo të postohen në funksionalitetin e ri të quajtur “Highlights.”
Kamera është e disponueshme kur tërhiqni nga e djathta në ekranin kryesor ndërsa Highlights nga e majta.
Këto të fundit janë versioni i historive të Snapchat dhe Instagram në Skype. Megjithatë Skype ka aplikuar disa ndryshime të dukshme në formatin e tyre.
Përshembull historitë janë të disponueshme për një javë edhe pse mund ta kufizoni këtë afat në vetëm 24 orë. Highlights nuk janë të disponueshme për të gjithë rrjetin tuaj të Skype, por vetëm ata që ju ndjekin ngjashëm me Twitter.
Por ekziston mundësia që ti ndani këto Highlights me individë apo grupe manualisht. Ndjekësit mund të reagojnë ndaj tyre me një emoji. Në këtë rast Skype ka kopjuar reagimet e Facebook.
Robotët, bisedat në grup dhe të tjera
Gjatë bisedave asistenti dixhital Cortana mund të dërgojë sugjerime përfshirë përgjigjet e shpejta si “Lol” apo “can’t wait.”
Scoop ofron lajme të personalizuara dhe përmbledhje. Microsoft demonstroi një numër robotësh si Cortana, Scoop, MSN Weather, Giphy, Bing Search, Polls, Expedia Stuhub etj.
Një tjetër risi e Skype-it të ri janë opsionet e personalizimit të pamjes. Ju mund të ndryshoni temën me ngjyrat e preferuara dhe të reagoni në biseda me një emoji madje edhe në video thirrje.
Në të ardhmen pritet që video thirrjet të përmirësohen më tej deri në atë pikë sa të luani lojëra dhe shikoni filma së bashku. /PCWorld Albanian