Këtë javë Microsoft do ta ndryshojë mënyrën e funksionimit të Windows Store.
Aplikacionet, Evernote, Arduino IDE, DoubleTwist, PhotoScape, MAGIX Movie Edit Pro, Robotics Virtual Kit, Relab, SQL Pro, Voya Media, Predicted Desire, dhe Koraccount, të gjitha do të jenë në dispozicion në Windows Store këtë javë.
Windows Store fillimisht u lansua së bashku me Windows 8 katër vjet më parë. Në vend që të rendiste aplikacionet ekzistuese desktop dhe mjetet e dobishme për Windows, Windows Store është përdorur gjithmonë si një mënyrë për të nxitur aplikacionet e reja universale të Microsoft.
Microsoft ka premtuar se muajve në vazhdim do të sjellë edhe shumë aplikacione tjera./Insajderi.com