Me 6 dhjetor në Tiranë do të mbahet një konferencë me temën “Transofrmimi i Dixhital i Edukimit”, nga kompania “Microsoft”, e cili ka për synim për të kontribuar në përmirësimin e edukimit nëpërmjet dixhitalizimit.
Në këtë konferencë do të diskutohet për përshpejtimin e Rritjes Ekonomike dhe Mbështetja e Fuqisë Punëtore përmes Programeve Edukative të Microsoft, Përfshirja në Dixhitalizim dhe Përfitimet e Shoqërisë dhe Transformimi në Edukim nëpërmjet Partneriteve mes Palëve të Interesit, shkruan PCworld.
“Synimi i kësaj konference është të mbledhë se bashku të gjithë palët e rëndësishme të interesit të cilat kanë kontribuar në transformimin e edukimit në Shqipëri për të ndarë eksperiencat e tyre në sistemet e menaxhimit të mësimit, krijimin e infrastrukturës për të mësuar si dhe të koordinojmë më mirë përpjekjet tona për një ndikim më të lartë”, ka thënë Sokol Vladi, drejtori i Microsoft Albania.
“Microsoft në Shqipëri do të sjell një vizion dhe sistem të pasur me një varietet të gjërë platformash, zgjidhjesh produktiviteti për institucioneve edukative bazuar në eksperienca nga vende të tjera të botës, shkruan PCworld.
Ndër tjerash ekipi i Microsoftpo kërkon një zgjidhje për kancerin duke shfrytëzuar teknologjinë cloud. Një ekip tjetër përdor inteligjencën artificiale për të ndihmuar onkologjistët të zbulojnë mënyrat më efektive të luftimit të sëmundjes.”
Microsoft është prezente në Shqipëri qe 8 vite e cilat ka ndihmuar në zhvillimin e teknologjisë së informacionit dhe shoqërisë dixhitale.