Migjen Basha është praktikisht një futbollist i Barit. Mesfushori shqiptar ka arritur marrëveshjen me drejtuesit e klubit nga San Nicola dhe do ta vazhdojë karrierën në Serinë B italiane.
Basha, i cili kishte edhe një vit kontratë me skuadrën Luzernës, është shkëputur përfundimisht nga klubi zviceran dhe ka firmosur një kontratë 2-vjecare me Barin.
Bari është skuadra 8-të italiane në karrierën e deritanishme të 29-vjecarit shqiptar pas Lucheses, Viareggios, Riminit, Frosinones, Atalantës, Torinos dhe Comos.
Basha pëlqehej nga trajneri Stellone dhe projekti i ekipit nga Pulja e bindi për ta vazhduar karrierën te Bari. Me kombëtaren shqiptare Migjen Basha ka zhvilluar deri tani 15 ndeshje teksa ka arritur të realizojë edhe 3 gola. /Insajderi.com