Migrantët përplasen me policinë serbe në përpjekje për të hyrë në Kroaci – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Migrantët përplasen me policinë serbe në përpjekje për të hyrë në Kroaci

    Insajderi
    15 November 2016 - 10:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një grup i migrantëve është përplasur me policinë e Serbisë në përpjekje për të hyrë në Kroaci në rrugën drejt Evropës perëndimore.

    Rreth 100 migrantë thyen kordonin e policisë dhe u përpoqën që të hyjnë në Kroaci duke e kaluar fushën, por undaluan nga forcat e policisë nga të dyja shtetet, që i rrethuan në zonën neutrale, thanë dëshmitarët.

    Migrantët, kryesisht nga Afganistani dhe Pakistani, ecën rreth 125 kilometra në austostradë, gjatë dy ditëve të kaluara, nga kryeqyteti serb Beograd duke arritur në kufi më 13 nëntor.

    Ata thanë se nuk duan të kthehen në qendrat e pranimit në Serbi, duke u ankuar për kushtet e jetesës dhe kërkuan lëvizje të lirë drejt Evropës Perëndimore

    Ministri i brendshëm kroat Vllaho Orepiq, tha se Kroacia nuk do të lejojë hyrjen ilegale të migrantëve.

    Ministri serb i brendshëm, Nebojsha Stefanoviq, tha se vendi nuk do të lejojë që migrantët të bllokojnë autostradën dhe vendkalimin kufitar për të kaluar në “një vend tjetër që nuk i dëshiron”, shkruan rel.

    Sipas Agjenicsë për refugjatë të OKB-së, rreth 6400 migrantë nga vendet si Siria, Iraku, Pakistani dhe Afganistani janë regjistruar në Serbi. Por organizatat jo qeveritare lokale thonë se numri arrin deri në 10 mijë veta.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark