×
  • Op-Ed
  • Op-Ed

    Migrimi i fuqisë punëtore drejt vendeve të BE-së, sfidë pa zgjidhje për Kosovën

    Insajderi
    28 February 2023 - 20:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Të rinjët kosovarë me sy nga shpresa e me mendje nga ambasada “ Rinia cilësohet si kapitali më i rëndësishëm i zhvillimit të një vendi normalisht po flasim në suaza të funksionimit të një vendi normal. Sot rinia kosovare ka shkallën më të lartë të papunësisë në rajon me 26.8%, mirëqenie të ulët, sistem arsimor të degraduar të cilat në kuptimin e plotë të fjalës e bejn të pamundur projektimin e të ardhmës se tyre në Kosovë.

    Sipas një analize të bërë në vitin 2020 111.061 apo në përqindje 32.7% të rinjë që janë të shkëputur komplet nga tregu i punës duke marrë parasysh tre indikator (edukimin, punësimin, trajnimet).

    Problemet e shumta si në fushën e arsimit, shëndetësisë, problemet socio-ekonomike (papunësia, varfëria, niveli i ulët i mirëqënies, kosto e lartë e jetesës, sektori privat i brishtë, paga të ulëta, mungesa e kontratave, siguria në punë etj) janë indikatorë që duhet lexuar me saktësi nga institucionet relevante dhe të ndërmerren masa për përmirësimin e këtyre problematikave në të kundërtën do të jetë vonë. Proklamimet e kësaj qeverie që kemi rritje ekonomike më të madhe në këto 20 vitet e fundit, hapja e mbi 10000 vendeve të reja të punës po del të jetë më tepër për konsum të brendshëm politik sesa realitet.

    Se sa ka ndikuar kjo qeveri në kthimin e shpresës dhe se sa besojnë të rinjët në tregun e punës së Kosovës, indikator është numri i aplikimeve për vizë pune në ambasadat e huaja.

    Mbi 61 mij kosovarë leshuan vendin dhe kjo tregon qartë faktin e përmasave “eksodit” të fuqisë punëtore të Kosovës drejt vendeve të BE-së.

    Mobiliteti i madh i kësaj fuqie punëtore do ta shtyej Kosovën në një krizë të madhe socio-ekonomike duke pamundësuar kështu një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe duke krijuar hendek të madh në tregun e punës nëpër profesione të caktuara.

    Aplikimi i politikav aktive të tregut të punës dhe krijimi i nje sistemi kompaktibil të arsimit me nevoja e tregut të punës janë domosdoshmeri .

    Kosova po zbrazet e fajin e kemi të gjithë për prodhimin e “Virusit” i njohur si “humbja e shpresës” mbi 95 % e të rinjëve e shohin mundësi reale migrimin për një të ardhme më të mirë. “E ardhmja e Kosovës në këtë trend aktual është një enigmë”.

    Egzon Kastrati

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark