Ardian Olluri, kandidat për deputet nga radhët e LDK’së me numrin 58, ka thënë se pikat e tij të fushatës janë legalizimi i ndërtimeve, pranimi teknik i ndërtesave dhe problemet e migrimit.
Olluri në një intervistë për Tëvë1 ka elaboruar problematikat kryesore të këtyre temave, ku ka potencuar se janë mbi 300 mijë objekte pa leje.
“Unë jam duke folë për legalizimin e ndërtimeve, për pranimin teknik të ndërtesave, për probleme të migrimit, pra këto janë temat gjatë eksperiencës sime e kam vërejt që i shqetësojnë ndërtimtarët.
Janë mbi 300 mijë pa leje në të gjithë Kosovën dhe prej 2014-ës është bërë shumë pak. Për një dekadë të këtij procesi, kemi shumë pak rezultate. Në ndërkohë qytetarët penalizohen për shkak të kësaj. Ata nuk mund të marrin kredi, nuk munden me lanë trashëgimi pronën e tyre. Ksaj i shtohet pastaj edhe objektet që s’kanë pranim teknik. Çka është e çuditshme është që shteti megjithatë nuk i njeh këto prona formalisht, e mbledh tatimin mbi këto prona”, tha ndër të tjera ai.
“Unë mendoj që Komuna e Prishtinës është e vetmja storie e suksesshem deri diku. Ne kemi ndërmarrë masa për të bërë legalizimin e objekteve. I kemi shtu kapacitetet. Sipas një statistike, deri në vitin 2023 janë lëshuar 1,700 certifikata të legalizimit, që është një storie jashtëzakonisht e suksesshme nëse krahasohemi me komunat e tjera të Kosovës”.