Mihajloviç: Serbia është për paqe dhe stabilitet, por duhen dy persona për tango – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mihajloviç: Serbia është për paqe dhe stabilitet, por duhen dy persona për tango

    Insajderi
    18 August 2022 - 11:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Minierave dhe Energjetikës Zorana Mihajloviq tha sot para negociatave në Bruksel se agjenda e Serbisë është paqja dhe stabiliteti, por gjithashtu theksoi se duhen dy persona për “vallëzimin tango”, shkruajnë mediat serbe, transmeton Insajderi.

    “Presidenti i Serbisë është i qartë gjatë gjithë kohës, ne jemi për të biseduar dhe agjenda jonë është paqja dhe siguria. Të mundësohet që të gjithë njerëzit në Kosovë të kenë një jetë të denjë, të sigurojnë dialog, sepse pa këtë askush nuk do të jetë mirë. Axhenda jonë nuk është një agjendë lufte, por duhen dy për tango dhe kjo është arsyeja pse ne vazhdojmë të përsërisim – paqe dhe stabilitet. Ne kurrë nuk kemi provokuar, por ajo dëshirë duhet të ekzistojë edhe në anën tjetër që njerëzit të jetojnë më mirë, jo vetëm serbët, por edhe shqiptarët dhe të gjithë ata që janë atje poshtë”, tha Mihajloviq.

    Ajo në një paraqitje në TV Happy, ka theksuar se Bashkimi i Komunave Serbe ka qenë kërkesë e Serbisë gjatë gjithë kohës dhe se deklaratat “nxitëse” që vijnë nga pala e Kosovës nuk i bëjnë mirë askujt, transmeton Insajderi.

    “Çdo herë, hapësira për dialog dhe kompromis ngushtohet”. Kërkesa jonë gjatë gjithë kohës është Asosacioni, le të sigurojmë paqen dhe stabilitetin, që njerëzit tanë atje të jetojnë normalisht. Kjo është diçka që nuk i shkon vetëm Serbisë, por edhe rajonit dhe Evropës, e shihni që u përfshinë edhe SHBA-të dhe takimi i djeshëm i presidentit Vuçiq dhe NATO-s është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Serbia është gjeografikisht më e madhja, ne jemi në pozitën më të rëndësishme dhe na shikojnë shumë si për zhvillim ekonomik, ashtu edhe si garantues i stabilitetit politik, prandaj sytë janë drejt nesh. Por ata sy duhet të jenë të fokusuar edhe te dialogu, të gjithë kemi vuajtur shumë me dekada”, tha Mihajloviq.

    Ajo shtoi se Kosova që nga shpallja e pavarësisë, pavarësisht potencialit, ka probleme të mëdha në sistemin elektroenergjetik, sepse ata nuk kanë ditur ta menaxhojnë atë sistem, thuhet në mediat serbe, transmeton Insajderi.

    “Nëse dikush dëshiron të merret me politikë dhe të jetë një burrë shteti serioz, ai duhet të kujdeset për njerëzit e tij”. Njerëzit në Kosovë nuk po shkojnë mirë. Politikanët nuk janë të dhënë nga Zoti, kjo ka të bëjë me mbijetesën e të gjithë rajonit. Është më mirë që të gjithë ne të lidhemi – energjikisht, ekonomikisht, kulturalisht, në çdo fushë, sepse kështu njerëzit jetojnë më mirë”, ka përfunduar Mihajloviq.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark