Janë një ndër çiftet më të dashur për publikun shqiptar, Mihrija dhe Naim Abazin njihen për pozitivitetin e tyre që sjellin në ekranet televizive.
Shpesh këngëtarja është komentuar për ndërhyrjet e saj estetike por që një gjë të tillë ajo e mohoi në emisionin “Sui Generis”.
Këngëtarja tha se një gjë të tillë shpesh e ka dëgjuar por kjo nuk është e vërtetë, shkruan Insajderi.
“Nuk kam as edhe një ndërhyrje më të vogël, unë kujdesem për vete por një gjë të tillë nuk e kam bërë asnjëherë, ndryshe nga unë Naimi është ai që ka bërë ndërhyrje tek flokët. Edhe mua shpesh më kanë komentuar për flokët e mija kinse i kam paruke por janë të vërteta”, është shprehur Mihrija.
Ndër të tjera çifti rrëfeu për jetën e tyre mbrapa kamerave, në çfarë vështirësish u hasën dhe me çka u përballën e kuptoni përmes intervistës së bashkangjitur./Insajderi.org