Mijëra afganë po largohen nga Irani pas sulmeve të Izraelit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Mijëra afganë po largohen nga Irani pas sulmeve të Izraelit

    Insajderi
    19 June 2025 - 17:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mijëra shtetas afganë po kthehen çdo ditë në atdheun e tyre përmes provincës perëndimore Herat, e cila kufizohet me Iranin, pas sulmit të Izraelit ndaj territorit iranian, raporton BBC, përcjell Insajderi.

    Gazetari Babrak Ehsas, duke raportuar nga terreni, shkruan se ka takuar dhjetëra afganë që ndonëse kishin viza të vlefshme për të qëndruar në Iran, janë detyruar të largohen për shkak të situatës së përkeqësuar.

    Safiullah, 24 vjeç nga Kabuli, kishte jetuar dy muajt e fundit në qytetin Esfahan. “Prita tre ditë për të gjetur një biletë për t’u kthyer në Afganistan. Çmimet e biletave janë trefishuar dhe është shumë e vështirë të sigurosh një,” thotë ai. “Kur pashë gjendjen, vendosa të largohem.”

    Esfahan ndodhet në qendër të Iranit, rreth 240 kilometra në jug të Teheranit, dhe ka qenë disa herë objektiv i raketave izraelite.

    Ndërkohë, Mehran, 35 vjeç, i cili kishte punuar në ndërtim për shumë vite në Iran, thotë se pas sulmit ka parë shumë iranianë që po largoheshin nga qytetet për të kërkuar strehim në zonat rurale. “Çmimet e ushqimeve dhe gjithçkaje tjetër janë rritur ndjeshëm. Ishte vështirë të gjeje edhe bukë në furrat e bukës,” thotë ai.

    “Po punoja në tre projekte ndërtimi, por të gjitha u ndaluan pas sulmit. Vendosa të largohem nga vendi.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark