Mijëra bashkëatdhetarë në Olten të Zvicrës mirëpresin Abdixhikun dhe ‘Turneun e Ndryshimit’ - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mijëra bashkëatdhetarë në Olten të Zvicrës mirëpresin Abdixhikun dhe ‘Turneun e Ndryshimit’

    Insajderi
    01 December 2024 - 14:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lidhja Demokratike e Kosovës, ka mbajtur ‘Turneun e Ndryshimit’ në qytetin Olten të Zvicrës.

    Para mijëra bashkëatdhetarëve, kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha ss sikurse Kosova, edhe Mërgata qenka ngritur në këmbë dhe qenka besatuar për ndryshimin e madh.

    “Më lejoni të ju falënderojë nga zemra, për këtëorganizim sa madhështor aq edhe të ngrohtë; tëju falënderojë për këtë përgjigje monumentale që i paskeni dhënë thirrjes sime për ngritje tëdjathtë kombëtare”, tha Abdixhiku.

    Ai tha se “kjo kryengritje e juaja, na bindë përf undimisht, se ndryshimi i premtuar po merr formë, po merr trajtë, po merr kuptim”.

    Abdixhiku tha se populli i Kosovës po i ribashkohet Lidhjes Demokratike të Kosovës shpresës së parë dhe të fundit tëRepublikës së Kosovës!

    “Ky rrugëtim i ri historik u formësua në të gjitha tubimet e ‘Turneut të Ndryshimit’ që mbajta nëKosovë, si ftesë e thirrje monumentale për ndryshim. Por ky rrugëtim, ishte i mangët, pa Mërgatën tonë! Prandaj dhe jemi këtu sot”, tha Abdixhiku.

    Sipas tij, asnjë lëvizje e madhe, nuk mund të nisë ndonjë ringritje të djathtë, pa u mbështetur në shpirtin dhe zemrën e kombit, pa u mbështetur në pasurinë tonë tëmadhe, në vet mërgatën shqiptare!

    “Kushtrimi Rugovist ka rënë dhe këtu! Këtij kushtrimi po i përgjigjemi të gjithë me njëzë! LDK është ngritur në këmbë! Dhe kur LDK ngritët në këmbë, s’ka asgjë që e ndalë, s’ka asgjë që e ndanë”, tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    28 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark