
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga ana e minoriteteve Duda Balje është ndër deputetët që kanë shpenzuar më së shumti buxhet për udhëtim.
Duda Balje sipas statistikave të publikuara për shpenzime të udhëtimit të deputetëve përgjatë viteve ka shpenzuar gjithësej 24 mijë e 933 euro.
Gazeta Insjderi ka listuar ndër vite shpenzimet që ka bërë kjo deputete vetëm për udhëtime.
Ajo banon në qytetin e Prizrenit dhe udhëton për Prishtinë, kur i kërkohet për të kryer punën e saj si deputete.
Lista:
2011- Duda Balje 360
2012-Duda Balje 3,270.00
2013 Duda Balje 3,390.00
2014- Duda Balje 1,770.00
2015- Duda Balje 0.00
2016- Duda Balje 2,493.58
2017- janar- qershor Duda Balje 1,410.00
2017 korrik dhjetor Duda Balje 630.00
2018- Duda Balje 4,560.00
2019- Duda Balje 2,400.00
2020- Duda Balje 1,920.00
2021-Duda Balje 2,730.00
Kuvendi i Kosovës ka publikuar raportet për shpenzimet e udhëtimit të deputetëve përgjatë viteve.
Kuvendi ka sqaruar se deputeti kompensohet për shpenzime të udhëtimit, si: 30km-110 euro, deri në 60km-20 euro dhe mbi 60 km-30 euro.
Sipas njoftimit, në këto shpenzime përfshihen të gjitha mënyrat e udhëtimit./Gazeta Insajderi/