Mijëra euro e stoli ari, hajnat vjedhin në shtëpinë e këngëtares së njohur kosovare - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Mijëra euro e stoli ari, hajnat vjedhin në shtëpinë e këngëtares së njohur kosovare

    Insajderi
    29 December 2021 - 11:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shtëpia e këngëtares së njohur kosovare, Adelina Berisha, ka qenë cak i hajnave. Rasti ka ndodhur të hënën.

    Për këtë rast, ka dhënë detaje edhe Policia e Kosovës. Përmes raportit, Policia ka treguar se nga shtëpia e Berishës janë vjedhur para të gatshme dhe stoli.

    “ Rr. Shaip Kamberi, Prishtinë 27.12.2021-19:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se persona të panjohur me force kane depërtuar në shtëpinë e saj nga e cila kanë vjedhur para të gatshme dhe disa stoli ari.

    Hajnat arritën të hyjnë në shtëpinë e këngëtares Adelina dhe të vjedhin para e stoli ari. Rastin e vjedhjes e denoncoi artistja në Polici, ku edhe kanë dhënë deklaratën e saj për këtë rast.

    Burime të Sinjalit nga Prokuroria kanë njoftuar se nga shtëpia e saj u vodhën rreth 10 mijë euro, si dhe stoli të arit, vlera e të cilave nuk dihet.

    Pas deklaratës së dhënë para hetuesve, prokurori kujdestar ka dhënë urdhër që ky rast të iniciohet si “vjedhje e rëndë” dhe të nisin hetimet për kapjen e të dyshuarve.

    Kujtojmë se më parë, saktësisht në vitin 2016, këngëtares Adelina Berishës i është djegur vetura, ku një person kishte thyer xhamin e veturës me gurë dhe kishte hedhur benzinë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark