×
  • Lajme
  • Analiza

    Mijëra euro subvencione të kundërligjshme, Auditori drejton gishtin për fajësi kundër kryetarit të Obiliqit

    Insajderi
    29 September 2023 - 15:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komuna e Obiliqit gjatë vitit 2022 ka ndarë subvencione në dy raste pa shpallje publike. Me vendim të Kuvendit Komunal u nda shuma prej 30 mijë eurove për shoqëri aksionare, ndërsa 1 mijë euro u ndanë me vendim të kryetarit të komunës për një Organizatë joqeveritare. Ky veprim bie në kundërshtim me ligjin.

    Sipas nenit 2.1 të Rregullores MF-Nr.04/2017 mbi kriteret, standardet de procedurat e financimit publik të Organizatës Jo Qeveritare (OJQ), përcakton që dispozitat e kësaj Rregulloreje zbatohen nga çdo organizate buxhetore e cila financon projektet dhe programet e O.JQ-ve, të cilat janë aplikues apo partner në aplikimet, sipas një thirrje publike për financim të projekteve dhe programeve të OJQ-ve, dhe të cilat i plotësojnë kriteret sipas kësaj Rregulloreje“, thuhet në raportin e ZKA’së.

    Zyra Kombëtare e Auditimit ka evidentuar se komuna e Obiliqit nuk i ka kërkuar vërtetimin tatimor shoqërisë aksionare mbi kryerjen e obligimeve ndaj ATK’së.

    Për me tepër, përfituesi i regjistruar si shoqëri aksionare ka pasur obligime tatimore de me rastin e pagesës, ATK ka aplikuar ndalesën ne Thesar, dhe përfituesi si shoqëri aksionare ka përfituar shumën prej 27,7176. Kjo ka ndodhur për shkak te mungesave të kontrolleve adekuate si dhe mungesa e kritereve në rregulloren e brendshme për subvencionimin në rastet kur mjetet ndahen sipas vendimeve te Kuvendit Komunal“, thuhet tutje në raport.

    Nga ZKA kanë thënë se subvencionimi pa thirrje publike ndikon në ‘shfrytëzim jo racional të buxhetit, jo transparence publike dhe përfitues jo të përgjegjshëm‘.

    Kurse, rekomandimi i ZKA’së për kryetarin ishte që të respektohen kërkesat e dala nga rregullorja, ashtu që mbështetja financiare për OJQ-të, të bëhet me thirrje publike sipas kritereve të përcaktuara me rregullore.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark