
Një punëtor i një këmbimore të parasë në Gjilan, ka pasur punë më shumë sesa zakonisht në konvertimin e frangut në Euro.
Afërsisht 2 mijë franga i ka konvertuar në euro për persona të ndryshëm. Por tek pas përfundimit të punës, kishte vërejtur se paratë në franga kanë qenë të falsifikuara.
Kishte lajmëruar policinë por ishte vonë. Personat kanë qenë të paidentifikuar.
Kësisoj fiks 1 mijë e 900 franga kanë shkuar huq. E Policia e Kosovës, në raportin e saj 24 orësh për ditën e shtunë të 26 marsit thotë se njësitet policore janë duke kryer hetime lidhur me rastin.
Sipas policisë, vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 13 persona ku 11 janë në mbajtje./Insajderi.com