Mijëra njerëz të evakuuar pas rrezikut nga diga Oroville – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Mijëra njerëz të evakuuar pas rrezikut nga diga Oroville

    Insajderi
    13 February 2017 - 09:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Më shumë se 180 mijë banorë në veri të Kalifornisë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre, pasi një kanal i shkarkimit është dëmtuar rëndë

    Kanali emergjent i shkarkimit pranë digës Oroville ka qenë pranë kolapsit, si pasojë e shirave të dendur, kanë thënë zyrtarë, shkruan BBC.

    Nivelet e ujit në rezervuar janë rritur pas një shiu të madh dhe bores, pas disa viteve të thatësirës së madhe.

    Liqeni Oroville ndodhet rreth 242 kilometra në verilindje të San Franciskos, ndërsa diga Oroville, prej 235 metrash, është më e larta në ShBA.

    Kjo është hera e parë në historinë e digës Oroville që ka përjetuar një gjendje të tillë emergjencë. /Insajderi.com

    diga

    diga2

    diga3


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark