Mijëra punëtorë shkarkohen pasi kërkuan rritje pagash - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Mijëra punëtorë shkarkohen pasi kërkuan rritje pagash

    Insajderi
    27 December 2016 - 18:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Së paku 1500 punëtorë janë larguar nga puna në fabrikat e veshmbathjeve në Bangladesh pas protestave për rritje pagash.

    Fabrikat në Bangladesh bëjnë prodhimin e produkteve për kompani të njohura si Gap, Zara dhe H&M, dhe protestat nxitën frikë se do të ketë problem gjatë ditëve të festive, njofton The Guardian.

    Fillimisht, protestat filluan kur u shkarkuan 121 punëtorë. Më pastaj, mijëra punëtorë të tjerë iu bashkuan protestuesve, dhe kërkuan edhe rritjen e pagës minimale mujore që është vetëm 54 funte.

    Dhjetëra protestues po ashtu janë arrestuar gjatë përleshjeve me policinë.  Policia ka përdorur edhe plumba gome për të shpërndarë protestuesit./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark