Boksieri legjendar, Mike Tyson ka hyrë në fund të përgatitjeve të tij për ndeshjen e boksit kundër Jake Paul, e cila do të zhvillohet më 15 nëntor në stadiumin AT&T në Arlington të Teksasit.
Tyson tashmë ka mbushur moshën 59 vjeç, por nga videot që ndan me fansat e tij, mund të konkludohet vetëm një gjë – ‘Iron Mike’ duket vërtet i frikshëm.
“Ndërsa Jake vazhdon të flasë, unë thjesht vazhdoj të stërvitem. Do ta mbys atë”, ka shkruar Tyson mungojë”, tha Tyson.
“Vetëm shikoni shpinën e tij. Nëse një pitbull do të ishte burrë, ja si do të dukej”, është vetëm një nga mesazhet e fansave të tij pasi kanë parë një nga ushtrimet që Tyson ka postuar në Instagram.