×
  • Sport
  • Sport

    Mike Tyson: Hyra në burg me 15 milionë dollarë, dola me 300-400 milionë

    Insajderi
    05 November 2024 - 16:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mike Tyson po vazhdon përgatitjet për ndeshjen kundër youtuberit Jake Paul, që do të zhvillohet më 15 nëntor në Teksas të SHBA’së.

    Edhe pse të dy boksierët janë larg nga më të mirat që mund të shihen në sport, ka shumë interesim për ndeshjen Në podcastin e Andre Ward, ish-boksier, Mike bëri të ditur historinë e tij kur vuante dënimin me burg në fillim të viteve të 90’a.

    “Unë shkova në burg me 15 milionë dollarë në llogarinë time. Kur dola, kisha nga 300 deri në 400 milionë dollarë. Don King dhe ai ekuipazh vazhdonin të vinin dhe të më sillnin kontrata që do të firmosja dhe do të fitoja para serioze menjëherë”, deklaroi Tyson.

    Këto ishin marrëveshje të ndryshme sponsorizimi, promovimi dhe të drejtave televizive nga ata që ishin të etur për kthimin e Tyson në ring dhe po i jepnin atij një shumë të madhe parash për të marrë të drejtat e emrit dhe markës së tij.

    Ndeshja e rikthimit të Iron Mike pasi ishte në burg ishte në gusht të vitit 1995 kundër Peter McNeeley dhe sipas mediave amerikane, Tyson fitoi nga 20 deri në 30 milionë dollarë për atë ndeshje vetëm për luftën.

    Kujtojmë se Tyson u dënua me gjashtë vjet burg në vitin 1992 për përdhunim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark