“Miku im ka qenë gjithmonë një luftëtar” - Clinton reagon pasi Biden u diagnostikua me kancer - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    “Miku im ka qenë gjithmonë një luftëtar” – Clinton reagon pasi Biden u diagnostikua me kancer

    Insajderi
    19 May 2025 - 09:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden, është diagnostikuar me kancer agresiv të prostatës, i cili është përhapur në eshtra.

    Pas këtij lajmi të hidhur ka reaguar edhe ish-presidenti Bill Clinton.

    Ai deklaroi se miku i tij Joe Biden, ka qenë gjithmonë një luftëtar.

    “Miku im Joe Biden ka qenë gjithmonë një luftëtar. Unë dhe Hillary po e mbështesim dhe po e mbajmë atë, Jill-in dhe të gjithë familjen në mendimet tona”, deklaroi Clinton.

    Në SHBA, kanceri i prostatës është kanceri më i zakonshëm dhe shkaku i dytë kryesor i vdekjes nga kanceri tek burrat, sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark