×
  • Lajme
  • Lajme

    Miku serb, presidenti çek Zeman: E lus popullin serb të na falë për bombardim në vitin 1999

    Insajderi
    18 May 2021 - 14:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Takimi i presidentëve të Republikës Çeke dhe Serbisë, Milos Zeman dhe Aleksandar Vuçiq në katër sy në Pragë përfundoi, pas së cilës ata iu drejtuan mediave.

    Para takimit, Vuçiq u prit nga presidenti i Republikës Çeke Milos Zeman në Kalanë e Pragës me nderime ushtarake dhe intonimin e himneve të të dy vendeve, pasuar me ceremoninë e ndarjes së çmimeve. Në këtë ceremoni, presidenti i Republikës Çeke Zeman e dekoroi presidentin Vuçiq me “Urdhrin e Luanit të Bardhë”, dhe presidenti i Serbisë dorëzoi “Urdhrin e Republikës së Serbisë në Shirit” (dekorim nga 2020) homologut të tij çek Zeman.

    Pas takimit, Zeman tha se ata diskutuan për “miqësinë tradicionale që u zhvillua në vitet 1938 dhe 1968”.

    “Në të dy rastet, populli serb na dha mbështetje ndërsa ne i falënderuam ata me bombardim. Me këtë rast, unë kërkoj falje për bombardimin e Jugosllavisë, ishte më keq se një krim. Unë kërkoj nga populli serb të na falë”, ka pretenduar lobuesi kryesor serb në BE, Zeman.

    Presidenti i Serbisë, Vuçiq, ka thënë se “ai dëshiron të falënderojë Zemanin për këto fjalë të mrekullueshme që ai i drejtoi Serbisë”. “Ne gjithmonë do ta shikojmë popullin çek si një popull miqësor dhe tani e tutje si një popull vëllazëror. Populli serb nuk do t’i harrojë këto fjalë për bombardimet, ne do të jemi përjetësisht mirënjohës sepse askush nuk e tha kurrë këtë”, ka deklaruar Vuçiq./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark