Një nga këto të dhëna, edhe pse Carlos Bacca ka shënuar 18 gola, është shterpësia pata portës kundërshtare. Në kampion që sapo u mbyll, Milan shënoi vetëm 49 gola, shumë pak. Më keq se kaq kishte bërë një sezonin 2001/02, por të paktën atëherë kishin mbrojtjen më të mirë të Serie A dhe arritën të shkojnë në “play off” të Champions League dhe prej atje hodhën bazat për të fituar veprimtarinë në vitin 2003, pas finales kundër Juventus.
Asnjë nga futbollistët e Milan me përjashtim të Carlos Bacca nuk arritën të shënojnë më shumë se dhjetë gola. Golashënuesi më i mirë pas Bacca, është Giacomo Bonaventura, me gjashtë gola. Ky sezon i Milan, mund të jetë ndryshe nga tre të dështuarit e fundit, vetëm nëse arrin të fitojë në finalen e Kupës së Italisë kundër Juventus. (Telesport.al)