Milani arrin marrëveshje me Chelsean për sulmuesin Nkunku, zbulohen shifrat - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Milani arrin marrëveshje me Chelsean për sulmuesin Nkunku, zbulohen shifrat

    Insajderi
    28 August 2025 - 13:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Milani dhe Chelsea kanë arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit Christopher Nkunku në “San Siro”.

    Gazetari sportiv italian dhe njëherësh eksperti i transfereve, Fabrizio Romano njofton se marrëveshja është arritur për 37 milionë euro plus 5 milionë euro nga bonuset, si dhe nga shitja e radhës eventuale e lojtarit do të përfitojnë përqindje edhe “Blues”.

    Nkunku do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me “Rossoneri”.

    Dy klubet janë duke i shkëmbyer dokumentet dhe hapi i radhës është planifikimi i udhëtimit, testet mjekësore dhe nënshkrimi i kontratës.

    Milani qe një kohë ishte në kërkim të një sulmuesi dhe duket se më në fund drejtori sportiv, Igli Tare, ka rënë në të. /Express


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark