×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Milani interesohet për Renato Veigan

    Insajderi
    30 April 2024 - 08:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Milani “e ka ndjekur Renato Veigan për një kohë të gjatë”, konfirmoi babai dhe agjenti i mesfushorit të Baselit, por gjiganti italian nuk është i vetmi.

    Mesfushori i ri iu bashkua Baselit verën e kaluar për 4.6 milionë euro nga Sporting Lisbona dhe ka bërë 25 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon, teksa ka shënuar dy gola dhe ka shtuar një asistim.

    Ai ka edhe shtatë paraqitje me Kombëtaren U21 të Portugalisë.

    “Ajo që di është se Milani e ka ndjekur Renato Veigan për një kohë të gjatë”, tha babai dhe përfaqësuesi i tij, Nelson Veiga, për “Numero Diez”.

    “Natyrisht, kur të hapet afati kalimtar, ata mund të përpiqen të nënshkruajnë, por tani ata janë të interesuar dhe i vëzhgojnë me kujdes paraqitjet e tij. Megjithatë, nuk ka pasur ndonjë ofertë zyrtare nga Milani”, shtoi ai.

    “Ka klube të ndryshme nga pesë ligat më të mira evropiane me të cilat kemi pasur kontakte, kështu që do të shohim se çfarë do të ndodhë. Ka disa klube nga Ligue 1, Premierliga, plus një tjetër nga Serie A që janë interesuar për një kohë”, vazhdoi babai dhe agjenti i lojtarit, i cili pastaj shtoi: “Kishte pasur afrime në janar, por së bashku me lojtarin, ne vendosëm të mbyllim sezonin me Baselin dhe të prisnim deri në verë”.
    20-vjeçari po vuan nga një lëndim në kyçin e këmbës, të cilin e mori në fillim të muajit.

    “Renato Veiga është shumë ambicioz, po rikuperohet nga një dëmtim dhe do të kthehet në fushë pas disa javësh. Më pas ai dëshiron të bëjë hapin tjetër në karrierën e tij, nëse kushtet e kënaqin atë dhe Baselin”, deklaroi Nelson.

    Mesfushori portugez me Baselin ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2027.

    Bazuar në “Transfermarkt”, Renato Veiga vlerësohet me 3 milionë euro. 

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Sport
    23 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark