Milani me ofertë zyrtare për mbrojtësin e Liverpoolit - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Milani me ofertë zyrtare për mbrojtësin e Liverpoolit

    Insajderi
    31 August 2025 - 12:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    AC Milan raportohet se ka bërë një ofertë për mbrojtësin e Liverpoolit, Joe Gomez, sipas gazetarit Matteo Moretto.

    Gazetari italian ka konfirmuar se Liverpooli mund të konsiderojë largimin e Gomezit nëse vjen oferta e duhur.

    Gjithsesi, lëvizja mund të varet nga sigurimi i Marc Guehi nga Crystal Palace, përpara se të mbyllet afati kalimtar, sipas Fabrizio Romano.

    Milan synon të forcojë repartin mbrojtës para fillimit të sezonit të ri dhe po shqyrton disa opsione në të njëjtën kohë.

    Joe Gomez ka qenë një lojtar i besueshëm për Liverpoolin, por konkurrenca në mbrojtje mund të ndikojë në vendimin e klubit për ta shitur.

    Klubi italian po vepron me kujdes për të siguruar lojtarë që mund të kontribuojnë menjëherë në formacionin titullar dhe për anglezin kanë gati 15 milionë euro.

    24 orët e ardhshme janë vendimtare për të ardhmen e Gomez.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark