Milani nuk heq dorë nga Granit Xhaka – në pritje të marrëveshjes me Leverkusenin - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Milani nuk heq dorë nga Granit Xhaka – në pritje të marrëveshjes me Leverkusenin

    Insajderi
    16 June 2025 - 10:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Milani nuk e ka ndërmend të heq dorë nga Granit Xhaka derisa ta transferojë atë në San Siro.

    Ylli i Bayer Leverkusenit i përshtatet mjaft mirë formacionit që e ka në mendje trajneri Massimiliano Allegri, të cilit do t’i sillte eksperiencë dhe personalitet në ekipin Kuqezi për sezonin e ardhshëm.

    Në orët e fundit ka qenë një sinjal i fortë i gatishmërisë nga ana e përfaqësuesit zviceran për t’u transferuar në Milanello.

    Sidoqoftë, tash duhet të bindet klubi gjerman për ta lënë atë të lirë dhe kjo nuk do të jetë e lehtë assesi, shkruan “La Gazzetta dello Sport”, përcjell “Gazeta Express”.

    Drejtori i ri sportiv, Igli Tare pritet t’i zhvillojë kontaktet e para me Bayer Leverkusenin këtë javë në mënyrë që t’i afrohet ish-futbollistit të Baselit, Borussia Monchengladbachut dhe Arsenalit.

    Në ditët në vazhdim, “Rossoneri” do ta lansojnë ofanzivën e tyre, duke shpresuar që t’i investojnë pak më shumë se 10 milionë euro, duke e pasur parasysh se po flasim për një futbollist 32 vjeçar.

    “Farmaceutikët”, nga ana e tyre, nuk e kanë me doemos shitjen e Xhakës, i cili ka kontratë me ta deri në vitin 2028, pasi tashmë kanë bërë para nga shitja e tre prej lojtarëve kryesorë: Tah, Frimpong e Wirtz.

    Shpresa e vetme për Kuqezinjtë është tek dëshira e futbollistit, i cili është i gatshëm ta bëjë këtë lëvizje duke e pasur parasysh largimin e disa lojtarëve dhe të trajnerit Xabi Alonso.

    Në këmbim, Leverkuseni mund t’ia kërkojë Milanit qendërmbrojtësin gjerman, Malick Thiaw, i cili vlerësohet së paku 25 milionë euro nga drejtuesit e gjigantit italian.

    Krahas Xhakës, Milani po e kërkon edhe futbollistin tjetër shqiptar që e përfaqëson Zvicrën, Ardon Jashari, i cili e pati një sezon fantastik duke u zgjedhur futbollisti më i mirë i vitit në Belgjikë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark