Milani zyrtarizon përforcimin e mbrojtësit Pervis Estupinan - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Milani zyrtarizon përforcimin e mbrojtësit Pervis Estupinan

    Insajderi
    24 July 2025 - 12:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    AC Milan ka zyrtarizuar përforcimin më të ri për këtë afat kalimtar veror: Pervis Estupinan.

    Klubi kuqezi ka nënshkruar me mbrojtësin ekuadorian, i cili vjen nga Brighton & Hove Albion. Futbollisti 26-vjeçar ka firmosur një kontratë afatgjatë, që do ta mbajë në “San Siro” deri më 30 qershor 2030.

    Në njoftimin zyrtar të klubit italian thuhet:

    “Pervis Estupinan është një lojtar i Milanit. AC Milan njofton se ka siguruar shërbimet e mbrojtësit, i cili vjen nga Brighton & Hove Albion. Estupiñan ka firmosur një kontratë me klubin deri më 30 qershor 2030.”.

    Te Milani, Estupinan do të mbajë fanellën me numrin 2.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark