Miley Cyrus gjatë kësaj jave njoftoi fansat se është duke punuar për kopertinën e albumit të ri.
Këngëtarja po përgatit albumin e shtatë me radhë, ndërsa përmes një positmi në Instagram, bëri të ditur se ky album lansohet më 27 nëntor të këtij viti.
Përmes postimit të fundit në Instagram, artistja tha se për këtë album është duke punuar tash e dy vite.
“Fillova në këtë album rreth dy vite më parë. Pata shumë çka të shfaq. Jo vetëm këngët, por të gjithë jetën time. Natyra bëri atë çfarë unë shoh si favor, dhe shkatërrova diçka për veten time. Humba veten time në zjarr dhe gjeta veten në hi”, shkruan Miley.
Pas ndarjes nga Liam Hemsworth, Miley pati një romantë me Kaitlynn Carter.