Mediumi shqiptar ngrit dyshime për fondacionin e Elvis Naçit, pretendon që ka miliona të fshehura - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mediumi shqiptar ngrit dyshime për fondacionin e Elvis Naçit, pretendon që ka miliona të fshehura

    Insajderi
    22 August 2025 - 20:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vjedhja e donacioneve, pastrimi i milionave dhe pasuritë luksoze: SPAK duhet të hetojë aktivitetin kriminal financiar që vazhdon prej 9 vitesh…

    Është absurde heshtja e drejtësisë përballë krimit ekonomiko-financiar që Elvis Naçi ka kryer prej 9 vitesh, nëpërmjet fondacionit “Firdeus”, duke përdorur familjarë, të afërm dhe persona të besuar, të cilët falsifikojnë dokumente për të përvetësuar dhe pastruar miliona euro donacione.

    Si provë e këtij veprimi, konsiderohet vjedhja nëpërmjet mashtrimit e falsifikimit e 5.7 milionë eurove nga 9 milionë e 50 mijë euro, të mbledhura për ndërtimin e banesave për familje të mbetura pastrehë nga tërmeti në Thumanë.

    Vjedhja mund të vërtetohet krahasuar me koston reale të ndërtimit dhe numrin e banesave të ngritura, duke qenë e mjaftueshme për të detyruar SPAK të nisë hetim mbi aktivitetin financiar të fondacionit “Firdeus”, përdorimin e fondeve dhe burimin e pasurive që Elvis Naçi ka grumbulluar që prej nisjes së fondacionit.

    Donacionet, ligjërisht dhe moralisht, jepen për të ndihmuar njerëzit në nevojë, jo për të financuar blerjen e spitaleve, ndërtimin dhe shitjen e pallateve, vilave, hoteleve, resorteve, makinave luksoze, tokave, trojeve dhe fermave.

    Pasuritë e përvetësuara nga Elvis Naçi janë regjistruar në emër të tij, familjarëve dhe miqve të besuar, për t’i tjetërsuar më pas tek persona të tjerë.

    Për të maskuar vjedhjen e fondeve, ai dhuron ndonjë apartament, riparon një banesë, paguan trajtime mjekësore, ofron bonuese qiraje ose pako ushqimore, të cilat përbëjnë vetëm një pjesë të vogël të fondeve që ai realisht grumbullon. Por përveç përvetësimit të donacioneve dhe pastrimit të tyre në bizneset dhe pasuritë e paluajtshme, agjencitë anti-krim kanë dorëzuar prova të cilat tregojnë se Elvis Naçi pastron edhe miliona euro të përfituara nga korrupsioni dhe trafiqet.

    Një tjetër provë që kërkon hetim është fakti që Elvis Naçi ka grumbulluar dhe qarkulluar 18 milionë euro donacione pa i pasqyruar në bilancet tatimore, megjithëse ligji e detyron këtë. Ai deklaron shpërndarjen e qindra ton ushqimesh, por nuk ka fatura tatimore, kontrata me donatorët apo raporte financiare për apartamentet e blera, vlerën e tyre dhe kompanitë përkatëse.

    Prej 9 vitesh, fondacioni “Firdeus” nuk paguan taksa, megjithëse qarkullon miliona euro. Nuk është taksuar për shit-blerjen e spitalit “Continental”, godinës së konviktit “Firdeus”, 10 makinave luksoze, 17 apartamenteve dhe 5 vilave të regjistruara në emër të fondacionit.

    Hetimi duhet të përfshijë edhe pastrimin e miliona eurove përmes kompanisë së ndërtimit “LOEM Sh.p.k”, krijuar në janar 2019, ku pronare është Besjana Hima, administrator Dritan Nela (ish-drejtor i spitalit “Continental”) dhe drejtor menaxhimi Alboro Kortoçi, i lidhur familjarisht me Elvis dhe Fatime Naçin.

    Dritan Nela është gjithashtu ortak me 50% te resorti “EAST PARK” në Surrel, përmes “LOEM Sh.p.k”. Tjetra 50% i përket “2E GROUP Sh.p.k”, pronar Irtan Sejko dhe Henri Troksi, të cilët gjithashtu kanë lidhje familjare me Naçin dhe kanë ndërtuar banesat e fondacionit në Thumanë.

    Gjithashtu, Dritan Nela është Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit “Autizmi Lëviz”, krijuar në korrik 2021, një strukturë e lidhur me “Firdeus”, përmes së cilës Elvis Naçi ka qarkulluar miliona lekë për trajtime të fëmijëve me spektrum autik.

    Këto prova janë të mjaftueshme që SPAK të nisë menjëherë hetimin për aktivitetin financiar dhe kriminal të Elvis Naçit dhe fondacionit “Firdeus”./Pamfleti


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark