Edhe pse i ka dyfishuar shpenzimet muajin e kaluar, shifrat tregojnë se Donald Trump në muajin korrik shpenzoi 18.5 milionë dollarë, ndërsa ish-sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, ka shpenzuar 38 milionë dollarë.
Shpenzimet më të mëdha miliarderi i ka bërë për kapelat elektorale që mbajnë emrin e tij dhe moton e fushatës. Mbi 420,000 dollarë janë shpenzuar vetëm për kapelat, ndërsa reklamat televizive për të krijuar më shumë ndikim tek votuesit, ai i ka filluar këtë muaj, raporton BBC.
Sipas një studimi të “Neë York Times”, raporton se bizneset e miliarderi Trump janë në borxh rreth 650 milionë dollarë.
Ndërsa nga donacionet e bëra që i japin mbështetje fushatave, fushata e Trump ka përfituar 37 milionë dollarë, ndërsa Hillary Clinton ka marrë 52 milionë dollarë.
Hillary Clinton vijon të jetë e para me pikë ndaj republikanit në sondazhet kombëtare./Insajderi.com