Miliarderi japonez Yusaku Maezawa, i cili u pasurua me shitjen on-line të veshmbathjes dhe i cili është koleksionist i veprave të artit modern, do të jetë turisti i parë rreth Hënës që do ta organizojë kompania private amerikane e gjithësisë Space X, derisa përcjellësit e miliarderit do të jenë artistët.
Udhëtimi është planifikuar rreth viti 2023, ka deklaruar themeluesi i kompanisë Elon Musk.
“Do të ftoj prej gjashtë deri tetë artistë nga bota të më shoqërojnë në misionin rreth Marsit në vitin 2023”, ka thën Maezawa (42) dhe ka shtuar se udhëtimi për artistët do të jetë falas. Kjo do të jetë udhëtimi i parë i njerëzve rreth Hënës pas përfundimit të misionit Apolo 1972. Deri tani këtë e kanë bërë 24 amerikanë, 12 prej të cilëve kanë ecur në Hënë.
Maezawa ka thënë se ka paguar biletën për udhëtimin e ardhshëm me raketën BFR e cila mund të transportojë rreth 100 njerëz. Miliarderi japonez nuk e zbuloi çmimin e biletës.
Kompania momentalisht është duke e ndërtuar raketën, ndërsa Musk ka thënë se miliarderi tashmë ka dhënë një kontribut të madh financiar për këtë ndërtim i cili është vlerësuar në disa miliardë dollarë./Insajderi.com.