Miliarderi rus flet për fluften me Ukrainën, ky është opinioni i tij - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Miliarderi rus flet për fluften me Ukrainën, ky është opinioni i tij

    Insajderi
    01 March 2022 - 16:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një nga më të pasurit e Rusisë ka thënë se lufta në Ukrainë duhet të ndalë sa më parë, duke e cilësuar si tragjedi për të dyja palët.

    Mikhail Fridman, i lindur në Ukrainë, tha se s’mund të komentojë më drejtpërdrejt meqë mendon se mund të jetë rrezik për të, kolegët dhe stafin e tij.

    Ai gjithashtu tha se ndalimi i të bërit biznes për rusët në botë është i padrejtë.

    Ndërkohë, Fridman është larguar nga bordi i drejtorëve të Veon, thotë operatori i rrjetit celular.

    Ai është aksionari më i madh në kompaninë me bazë në Amsterdam, e cila operon me rrjete në Ukrainë dhe Rusi, si dhe në Algjeri, Kazakistan dhe Pakistan.

    Sipas Forbes, në vitin 2017 Fridman u radhit si njeriu i shtatë më i pasur në botë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark