Kur është puna tek Facebook dhe siguria private duket se skandalet vetëm po shkojnë duke u shtuar.
I fundit është zbuluar nga faqja e sigurisë KrebsOnSecurity, e cila ka dhënë alarmin për miliona fjalëkalime të përdoruesve të Facebook që janë të ekspozuar për më shumë se 20 mijë punëtorë brenda Facebook, shkruan USA Today.
Autori i raportit, Brian Krebs, thotë që për dijeninë e Facebook këto të dhëna nuk janë keqpërdorur asnjëherë, nga asnjë prej punëtorëve të saj. Facebook më vonë pranoi publikisht, në një blog të redaksisë postuar nga nënkryetari i inxhinierisë për sigurinë dhe privatësinë Pedro Canahuati.
“Ne kemi rregulluar këto çështje dhe si një masë paraprake, ne do të njoftojmë të gjithë fjalëkalimet e të cilëve ne kemi gjetur janë ruajtur në këtë mënyrë,” shkroi ai. Çështja së pari u zbulua në janar.
“Të qenit i qartë, këto fjalëkalime nuk ishin të dukshme për askënd jashtë Facebook dhe nuk kemi gjetur prova deri më tani se dikush abuzon nga brenda ose ka qasje në to”, vazhdoi Canahuati. “Ne vlerësojmë se do të njoftojmë qindra miliona përdorues të Facebook Lite, dhjetëra milionë përdorues të tjerë të Facebook dhe dhjetëra mijëra përdorues në Instagram”.
Facebook ka qenë një magnet për lajme skandaloze vitet e fundit, duke dërguar deri tek largimi i shumë njerëzve nga përdorimi i këtij aplikacioni dhe duke e vënë Mark Zuckerbergun në karriken e nxehtë.
Ndërsa Facebook vazhdon të ngul këmbë se asnjë nga fjalëkalimet nuk është ekspozuar për publikun e gjerë,përdoruesit vazhdojnë të mbesin të shqetësuar për prvacinë e tyre.
Rekomandohet që përdoruesit të zgjedhin fjalëkalime të forta dhe komplekse që nuk përsëriten dhe mundësojnë autentifikim dy-faktorësh.