Haiti është duke u përballur me një krizë që kërkon një përgjigje të fortë nga komuniteti ndërkombëtar, kanë thënë zyrtarë të OKB-së, që kanë njoftuar se së paku 1.4 milionë njerëz kanë nevojë urgjente për ndihmë pas uraganit të fuqishëm Matthew.
Stuhi ka lënë të vdekur afër një mijë njerëz ndërsa numri pritet të rritet derisa shërbimet emergjente të arrijnë në zona që kanë qenë vështirë të qasshme deri më tani.
Uragani Matthew, që ka qenë më I fuqishmi në dekadën e fundit, ka shkatërruar shtëpitë e mijëra banorëve.
“Disa qytete e fshatra thuajse janë fshirë tërësisht nga harta”,” ka thënë Ban Ki-moon, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara./Insajderi.com