Miliona njerëz në Kaliforni të rrezikuar nga reshjet e dendura – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Miliona njerëz në Kaliforni të rrezikuar nga reshjet e dendura

    Insajderi
    05 February 2024 - 16:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Derisa lumi atmosferik pushton Los Anxhelosin, më shumë se 14 milionë njerëz janë vënë nën nivelin e rrezikut të lartë nga reshjet e dendura.

    Shtëpitë janë evakuuar në Kaliforni, duke përfshirë kodrat e Hollivudit, për shkak të rrezikut të rrëshqitjes së dheut, dhe një burrë ka humbur jetën pasi një pemë ra mbi të nga erërat e forta, shkruan CNN.

    Në mënyrë tipike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ditët me rrezik të lartë përbëjnë rreth katër për qind të të gjitha ditëve – por ato përbëjnë 80 për qind të të gjitha dëmeve nga përmbytjet. Duke folur statistikisht, shanset që ditët e njëpasnjëshme të jenë në një rrezik të lartë janë rreth një në një mijë.

    Të dielën, L.A. përjetoi ditën e saj më të lagësht në gati 20 vjet, duke arritur në total më shumë se një muaj shi në 24 orë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark