Dita e 26 qershorit simbolizon Ditën Botërore kundër abuzimit dhe trafikimit të drogave.
Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (WHO), të paktën 15.3 milionë persona në të gjithë botën kanë probleme si rrjedhojë e përdorimit të drogave. Në vitin 2004, OBSH vlerësoi se 0,7 % e barrës globale të sëmundjeve ndodh si pasojë e përdorimit të kokainës dhe opioideve dhe se në disa shtete kosto sociale nga përdorimi i substancave të paligjshme ishte diku në 2% e GDP.
Sipas të dhënave të UNODC, rreth 200 milionë persona përdorin drogë të paktën një herë në vit. Nga këta, 25 milionë konsiderohen si të varur nga drogat. Çdo vit, 200.000 persona vdesin nga sëmundje që janë të shkaktuara nga përdorimi i drogave. (Telegrafi.com)