Banorëve në Los Angeles u është dërguar gabimisht një mesazh në telefona me thirrjen për evakuim. Mes frikës prej ditësh nga zjarret e mëdha atje, banorët janë traumatizuar edhe më shumë pas atij mesazhi.
Mesazhi ishte në formën e paralajmërimit se zjarri ishte afër dhe njerëzit duhet të përgatiteshin për evakuim.
Rebecca Alvarez-Petit ishte në një thirrje pune kur telefoni nisi t’i dridhej.
“Një PARALAJMËRIM EVAKUIMI është lëshuar në zonën tuaj”, thoshte mesazhi.
Mesazhi i njëjtë u shkoi edhe në telefonat e kolegëve të tjerë.
“Ishte një panik masiv dhe po e shikoja në kohë reale”, ka thënë ajo.
Por, shpejt u qetësuan pasi një tjetër mesazh u shkoi që tregonte se ai paraprak ishte gabim dhe ta anashkalonin.
Numri i të vdekurve nga zjarret shkatërruese në Los Angeles ka shkuar në dhjetë. 10,000 shtëpi e struktura të tjera janë shkatërruar.