Pesë të dyshuarit si terroristë të arrestuar fundjavën shkuar mes Strasbugut dhe Marsejës, në Francë, ishin efektivë të ISIS-it, të komanduar nga zona të luftës në Siri dhe Irak. Ata merrnin urdhra nga krerët e Shtetit Islamik me një shërbim mesazhesh të kriptuara.
Policia thotë se të dyshuarit kishin shënjestruar “Disneyland”-in në Paris dhe tregjet e Krishtlindjeve në Champs-Élysées.
Mbrëmjen e ndalimit, ata kishin shkarkuar aplikacionin “Pericope” që të lejon të filmohesh direkt përmes celularit.
“Celula po përshpejtonte të kalonte në aksion në mënyrë më të shpejtë. Me siguri në ditët e para të dhjetorit”, ka thënë prokurori i anti-terrorisimit, Fransua Mollins
Të dyshuarit kishin bërë kërkime në internet për të individualizuar objektivat e sulmit: përveç parkut “Disney” të Parisit dhe tregjeve të Krishtlindjeve, ata kishin marrë informacione edhe për selinë e policisë penale në qendër të Parisit, departamentin e sigurisë së brendshme, një stacion metroje dhe kafeje në veri-perëndim të kryeqytetit francez.
Anëtarët e grupit janë arrestuar pas 8 muajsh hetime të shërbimeve sekrete. Në fillim ishin shtatë personat e arrestuar, pastaj dy u lanë të lirë. Në aksionin e policisë, janë sekuestruar edhe dy pistoleta, një automatik dhe material për propagandë xhihadiste.