Militantë të dyshuar islamikë kanë vrarë 12 ushtarë dhe kanë plagosur tetë të tjerë në një sulm në Gadishullin Sinai.
Ushtria tha se 15 militantë janë vrarë po ashtu në sulmin që ka ndodhur pranë qytetit Bir al-Abd.
Persona të armatosur nga grupi Provinca e Sinait thuhet se qëndrojnë prapa sulmit.
Ky është grupi më aktiv kryengritës në Egjipt, i cili ka shprehur besnikëri ndaj të ashtuquajturit Shtet Islamik në vitin 2014.
Zyrtarët thanë se beteja me armë ka nisur pasi militantët kanë hapur zjarr në një postbllok.