Militantët e VV-së i turren Abdixhikut, ai bllokon komentet – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Militantët e VV-së i turren Abdixhikut, ai bllokon komentet

    Insajderi
    09 November 2022 - 12:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lideri i Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhiku ka kritikuar qeverinë Kurti për moskoordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Abdixhiku ka thënë se Serbia e ka arritur qëllimin që të krijojë bindje se vendi ynë duhet të ecë pa aelatë.

    “Koha për refuzim dhe përballje të kësaj influence në vendimmarrje shtetërore e në diskurs publik. Nuk guxojmë një grup mjeranësh të na sjellin në këtë pozitë”, ka shkruar Abdixhiku mes tjerash në Facebook.

    Mirëpo, pas këtij postimi janë aktivizuar militantë të Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan Insajderi.

    Ata kanë pyetur Abdixhikun nëse i ka ardhur ndonjë mesazh nga Amerika, duke e thumbuar për deklaratat e dikurshme të deputetit, Arben Gashi. Gjatë mandatit të kaluar, Gashi pati deklaruar se zyrtari amerikan, Richard Grenell i kishte kërkuar LDK-së që ta rrëzojnë Kurtin për shtatë ditë.

    Pas komenteve të shumta të cilat ishin edhe ofenduese, Abdixhiku e ka bllokuar mundësinë e komentimit.

    Postimi i plotë:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark