×
  • Lajme
  • Analiza

    Militanti i flaktë i PDK-së punësohet në komunën e udhëhequr nga Fadil Nura

    Insajderi
    15 April 2022 - 14:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bekim Shabani, ka qenë kandidat për asamble, por s’kishte arritur t’i merrte votat e mjaftueshme për një ulëse brenda kuvendit komunal të Skenderajt, institucion në të cilin është punësuar dje nga Fadil Nura i Partisë Demokratike të Kosovës.

    Gazeta Insajderi

    Bekim Shabani, militanti i flaktë i Partisë Demokratike të Kosovës, e ka fituar një pozitë pune në komunën e fituar nga Fadil Nura.

    Vendimi për punësimin e tij është marrë dje [v.j. 14 prill 2022] nga Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, dikaster ky që merret me konkurset publike në Skenderaj, zbulon Gazeta Insajderi.

    Shabani do të jetë Specialist i Administrimit të Përgjigjëm, pozitë nga e cila do të hartojë plane të punës, do të ofrojë ndihmë në zgjidhjen e problemeve, do të kontrollojë faturat në pajtim me kushtet e kontratës, do të bëjë gati dokumentet për pagesa, do të regjistrojë të gjitha hyrje-daljet në sistemin e E-Pasurisë, etj…

    Njeriu i afërt më Partinë Demokratike të Kosovës është zgjedhur më i miri në mesin e 18 aplikanteve, duke grumbulluar 76.2 pikë, zbulon dokumenti të cilin e ka siguruar Gazeta.

    Insajderi i ka shkruar Shabanit për ta pyetur rreth konkursit që ai e ka fituar, por i njëjti nuk ka kthyer  

    Lidhjet e Bekim Shabanit me Partinë Demokratike të Kosovës

    Bekim Shabani, ka qenë kandidat për asamble, por s’kishte arritur t’i merrte votat e mjaftueshme për një ulëse brenda kuvendit komunal të Skenderajt.

    Posteri i Bekim Shabanit, kandidatit për asamble të Skenderajt në zgjedhjet komunale | Foto: Facebook
    Momenti kur Bekim Shabani ka votuar në zgjedhjet e fundit komunale | Foto: Facebook

    Pavarësisht se gjatë gjithë fushatës së zgjedhjeve lokale, Shabani shoqërohej me kryetarin aktual Fadil Nurën, dhe njeriun që ka fuqi brenda PDK-së, Sami Lushtakun, ai nuk kishte mundur të fitojë.

    Sami Lushtaku dhe Bekim Shabani | Foto: Facebook

    Por, vetëm pak muaj më pas, si për ta shpërblyer për mundin e tij gjatë zgjedhjeve që u mbajtën në nëntorin e vitit të kaluar, pushteti i PDK-së në Skenderaj ia siguroi militantit një vend pune.

    Gazeta Insajderi i ka shkruar zyrës për media të Fadil Nurës për ta pyetur rreth konkursit që e ka fituar mbështetësi i tyre, por ende nuk ka kthyer përgjigje.

    Përgjigje nuk ka kthyer as Shabani, kur është pyetur nga Gazeta Insajderi, nëse afërsia e tij me PDK-në ka ndikuar që ai të punësohet në komunën e Skenderajt.

    Profili i Bekim Shabanit në Facebook është i mbushur me fotografi dhe video nga aktivitet që e zyrtarëve të Partisë Demokratike të Kosovës. /Gazeta Insajderi/

    Postimi Shabanit në ditën kur PDK e fitoi Skenderajn | Screen: Facebook
    Postimi i Bekim Shabanit në ditën kur Fadil Nura e ka marrë detyrën e të parit të Skenderajt | Screen: Facebook

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark