×
  • Lajme
  • Lajme

    Militanti i VV’së i tallet keq me ambasadorin Hovenier: Gjyshi im thojke “shpija jote, pordha jote”

    Insajderi
    26 September 2024 - 09:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Egzon Azemi, militant i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit edhe këshilltar politik i ministrit të Shëndetësisë, iu është kundërpërgjigjur deklaratës së ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

    “Një gjysh i jemi thojke; “Shpija jote, pordha jote””, ka deklaruar Azemi në ‘Facebook’, shkruan Insajderi.

    Ky deklarim i tij vjen si kundërpërgjigje ndaj deklaratës së ambasadorit Hovenier, i cili përmendi një thënie të gjyshit të tij për ta përshkruar lidershipin kosovar dhe atë serb.

    “Gjyshi im e përdorte një thënie, dhe ju lutem më falni për karakterin e saj paksa të pagdhendur: Nëse doni të shkoni në një klub, mos urinoni para derës së tij. Poenta ime është që ne duam ta mbështesim Kosovën në këtë qasje, në integrimin e saj evropian. Ne kemi bërë shumë, presidentë, sekretarë shteti, ambasadorë, të tjerë për ta çuar përpara”, deklaroi ndër të tjera dje Hovenier.

    Deklarata e tij shkaktoi reagime të shumta që kritikonin pushtetin e Kurtit. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark