Millaku: “Limak” është një shkelës që në mënyrë të përsëritur po cenon dispozitat e ligjit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Millaku: “Limak” është një shkelës që në mënyrë të përsëritur po cenon dispozitat e ligjit

    Insajderi
    10 April 2022 - 22:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Agim Millaku, ushtrues i detyrës së kryeinspektorit të Punës, thotë se punëtorët e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, në vazhdimësi po i drejtohen me ankesa Inspektoratit të Punës se punëdhënësi i tyre është duke u shkelur të drejtat e punës, e të cilat më pas po aprovohen si të bazuara.

    Në emisionin “De Jure” në Tëvë1, Millaku tha se në vazhdimësi kanë ankesa nga punëtorët e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” se po ju cenohen të drejtat nga punëdhënësi.

    Ai tha se nga të dhënat që i kanë, Limak është një shkelës që në mënyrë të përsëritur po cenon dispozitat e ligjit.

    “Po nga këto që deri më tani i kemi, nga këto të dhëna këtu, po del që Limak është një shkelës që në mënyrë të përsëritur është kah cenon dispozitat e ligjit, po për arsyen pse po ndodh kjo, me siguri se duhet trajtuar në mënyrë shumë më të gjithanshme që me pa saktë ku qëndron problemi, pse po ndodh kjo. Nëse ka numër ma të madh të punëtorëve sesa që i duhen atij, që i nevojiten, atëherë duhet me bo një rikonstruktim, edhe me bo një zgjidhje tjetër e jo me përdor forma të presionit për të largu punëtorët nga puna veç pse i duken që janë tepër, pra duhet të ketë një bazë ligjore për arsyen e largimit dhe për secilin veç e veç duhet të trajtohen në kuptimin disiplinor nëse veç ka shkelje, në komisionet përkatëse të punëdhënësit”, tha Millaku.

    Për më shumë, ndiqeni hulumtimin “Hakmarrja e Limak-ut ndaj punëtorëve”, i cili transmetohet në Tëvë1 dhe “Betimi për Drejtësi”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark