×
  • Lajme
  • Lajme

    Milletiq: Marrëveshja e Brukselit bëri që Serbia të kalojë nga mbrojtja në sulm

    Insajderi
    19 April 2021 - 14:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Marrëveshja e Brukselit është një pikë kthese, me të cilën iu dha Serbisë të kalojë nga pozita defanzive në ofanzivë, ka thënë kryetari i Qendrës serbe për Studimin e Globalizimit Dejan Milletiq, duke shtuar se marrëveshja ndikoi në shumë ndryshime në politikën e jashtme, dmth pozicionin të faktorëve të huaj ndaj Serbisë.

    “Serbia e ka treguar veten se është një partner konstruktiv, i përgjegjshëm, i cili respekton dhe përmbush atë për çfarë është marrë vesh, edhe atëherë kur është e vështirë të kuptosh se pse Serbia duhet të bëjë lëshime të caktuara”, ka thënë Milletiq.

    “Nga ana tjetër doli që Marrëveshja e Brukselit është instrumenti diplomatik që mundësoi një hapësirë ​​shumë më të gjerë për manovrim për Serbinë”, thotë ai.

    Ai thotë se “shqiptarët nuk po i përmbushin marrëveshjet për të cilat është dakorduar dhe se Bashkimi Evropian është “një tigër prej letre” që nuk ka asnjë instrument se si t’i fusë shqiptarët në rend”.

    “BE, si një ndërmjetësues, nuk e ka kaluar provimin dhe nuk mund të kërkojë më diçka nga Serbia derisa nuk e realizon atë që ishte përgjegjësia e tij kryesore, e kjo është implementimi i Marrëveshjes së Brukselit. Kjo do të thotë Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe. Nuk mjafton vetëm të bisedohet nëse nuk ka mekanizma se si do ta zbatohet marrëveshja.  Për çfarë të bisedohet dhe si të ketë besueshmëri nëse kalojnë tetë vjet nga marrëveshje dhe asgjë nuk është bërë rreth implementimit të vetëm një paragrafi”,  pretendon Milletiq.

    “Do të ishte e rëndësishme për ata që të sillen më me përgjegjësi, të jenë më realistë, të mos nxitojnë në ndonjë deklaratë optimiste, ku ata bazojnë gjithçka në atë që do të bëjë presion ndaj Serbisë dhe përmes këtij presioni mendojnë se do të zgjidhin diçka. Ajo kohë ka kaluar”, përfundon Milletiq./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark