​Milorad Dodik kishte përsëritur vitin në shkollë të mesme - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Milorad Dodik kishte përsëritur vitin në shkollë të mesme

    Insajderi
    19 September 2022 - 22:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Anëtari i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës dhe kreu i SNSD Milorad Dodik përsëriti klasën e parë të shkollës së mesme.

    Lajmin e ka prezantuar për herë të parë sot publikisht kandidatja për kryetare të Parlamentit të Republikës Serbe, Jelena Triviq në rrjetet sociale.

    “Kjo fushatë po bëhet gjithnjë e më interesante. Në opinion janë shfaqur informacione se dikur Milorad Dodik ka humbur një vit në klasën e parë të gjimnazit. Për këtë ka folur para disa ditësh edhe Nebojsha Vukanoviq. Dodik ka ndjekur shkollën bujqësore në Banja Lluka, dhe ka humbur vitin në lëndën e gjuhës serbokroate”, ka shkruar Triviq.

    Ajo shtoi se nuk është e habitur nga ajo që i “ka ndodhur” Dodik.

    “Megjithatë, jam e befasuar se ka dështuar në lëndën e gjuhës serbo-kroate. Kjo sepse Dodik është njohës i shkëlqyer i gjuhës kroate, ka mundësi që ai të ketë pasur problem me fjalët dhe drejtshkrimin e gjuhës serbe sot. Kjo ngre edhe pyetjen se si “Në përgjithësi, Dodik, i cili ka kryer një shkollë të mesme trevjeçare, mund të hyjë në universitet. Siç e kemi parë ditët e fundit që ai merret me falsifikimin e dokumenteve, nuk do të më çudiste nëse do të falsifikonte një diplomën e shkollës së mesme kur hyni në universitet”, ka thënë ajo.

    Ajo përfundoi se pret që “përsëritësi Dodik t’i tregojë publikut nëse e ka përsëritur klasën e parë të shkollës së mesme”. Menjëherë pas kësaj erdhi konfirmimi nga Gorica Dodik e cila konfirmoi informacionin në Twitter se babai saj kishte përsëritur klasën.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark