Për dy sezone, Milot Rashica i shijoi dy trofetë më të çmueshëm në Turqi, titullin e kampionit dhe Kupën e Turqisë.
I dyti erdhi pikërisht sonte. Besiktasi i Milot Rashicës dhe Ernest Muçit fitoi në finale të Kupës së Turqisë 3:2 ndaj Trabzonsporit.
E festa e Rashicës me flamurine Kosovës dhe Shqipërisë nuk mungoi, shkruan Express.
Ylli kosovar bashkë me dy djemtë e tij e festoi këtë Kupë, që ishte trofeu i dytë i tij në futbollin turk.
I pari, ndoshta ishte edhe më special. Rashica kishte shkuar si i huazuar te Galatasaray sezonin e kaluar, ku tregoi paraqitje fantastike.
Në fund, ai me ekipin e tij arriti ta fitonte titullin e kampionit të Turqisë.
Edhe aty, ai krahëve të tij kishte dy flamujt, të Kosovës dhe të Shqipërisë, e i shoqëruar po ashtu me dy djemtë e tij.