Sulmuesi anësor, Milot Rashica, ka arritur të shënojë gol në ndeshjen e sotme ndaj Eyupspor.
Ndeshja mes Besiktas dhe Eyupspor e vlefshme për javën e gjashtë të elitës së futbollit turk po del të jetë shumë interesante.
Përballja u zhbllokua në minutën e 20-të, kur Milot Rashica, arriti të marr një pasim nga Joao Mario për të gjuajtur pastaj nga jashtë zonës për të shënuar për 1-0.
Rashica'nın mükemmel golü 🔥pic.twitter.com/xLjnWYTSDF
— tinerli paylaşımlar (@tnrlipaylasmlr) September 22, 2024
Goli erdhi pas dy rasteve shumë të mira të mysafirëve ku ishin afër golit.
Ky është goli i parë i Milot Rashicës këtë sezon me fanellën e Basiktas, ndërsa ka edhe katër asistime.