Besiktas ka pësuar humbje në shtëpi nga Alanyaspor me rezultat 2-1, ku Milot Rashica ishte protagonist i një momenti të çuditshëm.
Fillimisht mysafirët kishin shënuar dy herë në pjesën e parë me Bunyamin Balci dhe Adam Buksa, ndërsa Besiktasi shënoi në fillimin e pjesës së dytë.
Ermenst Muçi shndërroi në gol një pasim bukur të Milot Rashicës, i cili shërbeu nga e djathta drejt qendrës, ku 22-vjeçari goditi saktë për 2-1.
Në minutën e 109-të, portieri i Besiktas, Mert Gunok, kishte dal nga porta për të kërkuar barazimin dhe goditja e tij me kokë, u ndal në dorën e njërit prej lojtarëve mysafir.
Gjyqtari akordoi penallti, ku Milot Rashica mori topin për ta goditur nga pika e bardhë.
Sulmuesi anësor arriti të shënojë, por gjatë goditjes ai kishte prekur topin me të dyja këmbët dhe për këtë u anulua goli.