×
  • Lajme
  • Lajme

    “Mimoza kom me të majt mend si ‘zemlakja’ e Radoçiqit, por edhe si valltarja e Gadafit”

    Insajderi
    10 October 2024 - 12:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Biseda e Mimoza Kusarit Lilës me Milan Radijçiq ka ndezur debatin në Kuvendin e Kosovës.

    Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ia ka kujtuar Kusarit Lilës se për çfarë njihet ajo, gjithnjë sipas Kadrijaj.

    “Unë ty kom me të majt mend si zemlakja e Radoçiqit, por edhe si valltarja e Gadafit”, tha në fjalim Time Kadrijaj.

    “Mimoza Kusari, unë jam Time Kadrijaj dhe çka e mbaj me mburrje, unë jam ushtare e lirisë, Ramush Haradinaj është gjeneral. Familje emblematike. E ti çka je Mimozë? Unë ty kom me të majt mend si zemlakja e Radoçiqit, por edhe si valltarja e Gadafit”.

    Për këtë të fundit, kryeparlamentari Glauk Konjufca reagoi.

    “Kujdes fjalorin për kolegen, Time!”, tha Konjufca.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark