Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari, ka konfirmuar se e ka quajtur “brate” apo “vëlla” ish-deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiq.
Megjithatë, Kusari në një intervistë për KTV’në ka deklaruar se kjo mund ta ketë kuptimin e “shok”, teksa ka pretenduar se ka gjuhë të lirshme në komunikim me të gjithë deputetët.
“Për të gjithë që e flasin gjuhën serbo-malazeze e dinë kuptimin e fjalës ‘brate’ që nuk do të thotë e ‘vëllait’ në veçanti, por do të thotë fjalë e mikut. Është sinonim i bisedës të lirë, në kuptimin e tillë. Sikurse të ishte ‘vëlla’ siç po mundohet të aludohet, ai bashkëpunim do të kishte me vazhdu. Publikimi i vitit të kaluar nuk e ka ndërprerë bashkëpunimin, bashkëpunimi ka qenë i ndërprerë”, ka deklaruar ajo.
“Komunikoj lirshëm me të gjithë. Në kuptimin e komunikimit të lirë të një prezantimi të secilit detaj me secilin, por në kuptimin e hajt shok ose vëlla le këtë punë, le motër këtë punë”. /Insajderi.org/